×
  • Extra
  • Extra

    I gjithë Covidi i botës mund të peshohet me një lugë çaji

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 13:49

    E gjithë sasia e Covid-19 që ka infektuar njerëzit në të gjithë botën deri më sot, mund të mbahet vetëm në një lugë çaji.


    Përmasa mikroskopike e coronavirusit bën që edhe pse ka rreth 53 milionë të prekur në planet, volumi i tij në total është vetëm 8 ml.

    Ai që e ka bërë këtë llogari është matematicieni Matt Parker.

    “Gjithë ky kaos nëpër botë, vetëm për një lugë çaji virus. Covid-19 është disa milionë herë më i vogël se një qelizë e njeriut”, tha Parker në emisionin e tij radiofonik “A Problem Squared”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!