Vite më parë, miku i George Clooney-t, Rande Garber, u shpreh në MSNBC se Clooney i kishte ftuar 14 miqtë e tij të ngushtë në një darkë dhe i befasoi me nga një valixhe me 1 milion dollarë për secilin. Në numrin e radhës të GQ për “Men of the Year” George Clooney konfirmoi zërat.
“Unë thjesht mendova në thelb që nëse më godet një autobus, ata do të jenë mirë. Atëherë, pse u dashkërka që të goditem nga një autobus?” shpjegoi ai për GQ. Aktori, sot 59 vjeç, u shpreh se atë periudhë ishte beqar dhe nuk priste që të kishte familje. Sot, Clooney është i martuar me Amal Clooney-n dhe kanë 2 fëmijë, binjakët Alexander dhe Ella.
“Mendova, ajo çfarë kam janë këta njerëz të cilët, që të gjithë, për një periudhë prej 35 vjetësh, më kanë ndihmuar në një mënyrë ose në një tjetër. Kam fjetur në divanin e tyre kur kam qenë trokë. Ata më kanë dhënë para kur nuk kisha asnjë kacidhe. Më kanë ndihmuar kur më duhej ndihmë gjatë viteve. Dhe unë i kam ndihmuar. Mendova që pa ata nuk kam asgjë.”
Pyetje nga salla: A i duhet George Clooney-t një mik i pesëmbëdhjetë?!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.