Nga morgu tek kujdesi për kolegët e sëmurë rëndë… Shumë mjekë dhe infermierë në frontin e parë të luftës kundër pandemisë Covid-19 në Amerikë thonë se ata janë të thyer.
Në një video të përgatitur nga CNN, shumë mjekë e infermierë shprehen se nuk ndihen më heroj për shkak shifrave të larta të humbjeve si pasojë e Covid.
“Është shqetësuese që njerëzit vdesin vetëm”, shprehet një prej mjekëve.
“Mjekët dhe infermierët janë emocionalisht në stres”, shprehet një tjetër mjek.
“Është e frikshme të jesh vetëm dhe i frikësuar”, shton një tjetër.
Vala e dytë e Covid-19 ka përfshirë botën, ndërkohë që sipas “The Guardian” në Evropë vdes një person çdo 17 sekonda. Sipas OBSH në raportimet e 24 orëve të fundit ka pasur 55,659,785 raste të konfirmuara me Covid-19, përfshirë 1,338,769 vdekje.
“Të marrësh frymë”, kjo është pjesa më paqësore e gjithë kësaj thotë një paciente.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.