Pas krizës në biznes që solli pandemia e Covid-19, një agjenci funerali në Milano ka nxjerrë një ofertë që ka shkaktuar shumë debate të ashpra dhe polemika.
Agjencia e funeralit në Itali, ka nxjerrë një ofertë ku jep arkivol falas për ata që marrin shërbimet e agjencisë në rast vdekjeje nga koronavirus.
Kjo ishte një nga reklamat më të çuditshme, por sipas një punonjësi në agjenci, personat që kanë telefonuar për të përfituar nga ofertat kanë qenë të shumtë.
Oferta e agjencisë: Ofertë për Covid. Një arkivol falas, e dhurojmë ne!!!”
Kështu lexohet në disa reklama të një agjencie funerale, të vendosura në zona të ndryshme të Milanos, në Itali.
Reklamat shoqërohen e pamjen e një doreze boksi që i gjuan koronavirus dhe nga fjalët “Dhuratë një pallto druri” apo “për të paguar dhe për vdekur ka gjithnjë kohë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.