×
  • Extra
  • Extra

    Ai ra në gjunjë për t’i propozuar martesë, por ajo e “goditi” në kokë, vajza tregon pse e bëri këtë

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 8:49

    Një grua e re nga Utah kishte vuajtur shumë herë nga propozimet e rreme të të dashurit të saj kur ai ra në gjunjë në Disney World – kështu që ajo e goditi me shaka në kokë.


    Por kësaj radhe, pavarësisht “hidhërimit” të Gracie O’Neill, këtë herë, i dashuri i saj Cade me të vërtetë po i shtronte pyetjen.

    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 21-vjeçari nga West Jordan ka shpërndarë një klip të propozimit – përfshirë momentin e goditjes në kokë – në TikTok, ku është parë mbi gjashtë milionë herë.

    Momenti qesharak ndodhi në Walt Disney World në Orlando, Florida dy vjet më parë, më 18 dhjetor 2018, por u bë viral këtë javë kur Graice e postoi atë në TikTok.

     

     

    “Këtë herë nuk jam duke bërë shaka”, i thotë Cade me një buzëqeshje, duke nxjerrë nga xhepi një kuti unaze dhe duke e hapur atë.

    Qartësisht e tronditur, Gracie vendos duart e saj te goja, duke thirrur: ‘Jo! Oh Zoti im!’

    Ajo vazhdon të bërtasë nga befasia dhe kënaqësia ndërsa Cade e pyet atë zyrtarisht: “Gracie, do të martohesh me mua?”.

    Përfundimisht, ajo arrin të nxjerrë një ‘po’, dhe të dy vazhduan të lidhnin nyjën më 8 gusht 2019

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!