Fakti që kanë lënë Kosovën dhe punojnë punë fizike në perëndim kjo nuk e zbehë aspak personalitetin dhe vlerat që kanë shqiptarët që jetojnë në Evropë.
Shumë të rinj kosovar kanë kryer shkollën në Kosovë, por në pamundësi që të gjejnë një vend pune kanë shkruar në perëndim që të punojnë dhe të sigurojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.
Në mesin e tyre është edhe Gazmed Geci i cili disa vite lufte në Kosovë, është detyruar të lë vendlindjen dhe të udhëtojë për punë në Gjermani.
Edhe ai si shumica e shqiptarëve punojnë punë fizike në këtë vend, shkruan Magazina.al.
Të hënën gjatë punës Gazmendi ka hasur në një piano të braktisur diku në Gjermani. Duke qenë se Gazmendi ka njohuri edhe për artin dhe muzikën për një moment ka lënë punën dhe ka ekzekutuar në piano disa melodi të këngëve shqipe.
Ai madje është futur live në facebook, duke interpretuar disa këngë që në Kosovë janë shumë të pëlqyeshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.