Një banor i Bosnjës u vra ditë më parë pas një konfrontimi që kishte me disa migrantë.
36 vjeçari Jasmin Beroviq u vra në mënyrë brutale mbrëmjen e 18 nëntorit.
Siç raportuan mediat boshnjake, emigrantët po shkaktonin probleme në një kafene në pronësi të vëllait të Beroviq. Në pamundësi për të përballuar migrantët, ai thirri vëllain e tij për ndihmë, kur edhe u ther me thikë.
Një migrant nga Maroku që dyshohet se ka vrarë Beroviqn u arrestua ditë më parë në Bosnjë, por i njëjti u lirua më pas nga policia, pasi ata kishin identifikuar personin e gabuar.
Të dyshuar për vrasjen e të njëjtit, mediat raportojnë se janë tre migrantë të cilët u arrestuan sot në Prishtinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.