Një rast i kanosjes është raportuar në Graçanicë, ku viktimë është një i mitur.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor rreth orës 09:00.
I mituri ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, vëllai i tij kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sëpatë.
I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi kishte kuptuar se policia ishte njoftuar dhe deri më tani nuk është lokalizuar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar veprën, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.