×
  • Extra
  • Extra

    Çmenduri: I riu kosovar vozit 200 km/h, shoku i tij “tmerrohet”: “Nale pashë Allahun, Faton”

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 12:11

    “Nale pash Allahun, Faton”, janë disa nga fjalët e një kosovari i cili frikësohet nga shpejtësia e madhe që po zhvillonte shoferi me BMW’në e tij, në autostradën tonë.


    Janë shumë raste ku janë publikuar video, derisa kosovarët shihen duke u frikësuar nga shpejtësia e madhe e veturave të ndryshme.

    Në grupin “Marakli t’kerreve” në Facebook, së fundi është publikuar një video tjetër sa qesharake por edhe e “rrezikshme”.

    Shoferi kosovar me BMW’në e tij po shkelte shpejtësinë mbi 200 kilometra në orë, në njërën prej autostradave në Kosovë. E kjo nuk po i pëlqente pasagjerit që ishte ulur afër tij.

    “Nale pash Allahun, Faton. 200 pasha Zotin”, janë disa nga fjalët e pasagjerit që duket se po frikësohet nga shpejtësia e madhe.

    Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, derisa edhe ju mund t’i shihni më poshtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!