Gjykata Speciale publikoi akuzat ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në burg prej javësh, në pritje të nisjes së gjykimit. Burgu ku ata po mbahen gjendet jashtë Hagës, në periferi, më saktësisht në Haaglanden të Scheveningen.
Haaglanden ështe një burg unik në Holandë. Ai është i vetmi që ka një qendër kujdesi ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes mbahen 24 orë në ditë.
Ky mund të jetë kujdes fizik, por edhe psikologjik. Ose një kombinim i të dyjave. Burgu mund të strehojë rreth 200 të arrestuar.
Të paraburgosurve u lejohet qasja ditore në ajër të pastër dhe ushtrime fizike, si dhe mundësia për të marrë pjesë në aktivitete të tjera të përshtatshme. Atyre u lejohet të lexojnë dhe shkruajnë materiale dhe kanë qasje në një bibliotekë që përmban libra, revista dhe gazeta në gjuhët e tyre amtare, shkruan “Shqip”. Të burgosurit mund të luajnë shah, futboll, dhe lojëra tjera…
Përveç kësaj, të burogsurit kanë mundësi të përdorin programe radio dhe televizive, të marrin pjesë në shërbimet fetare ose shpirtërore të disponueshme, qe do të thotë se ata edhe mund të falen…
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.