Departamenti amerikan i Shtetit, tha se është anuluar takimi i planifikuar ndërmjet sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
Sekretari Pompeo planifikonte të takohej të martën me kancelaren Merkel dhe ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në Berlin.
Departamenti i Shtetit tha se takimet duhet të ri planifikohen për shkak të “çështjeve të ngutshme”, por nuk ofroi ndonjë shpjegim tjetër për ndryshimin e planeve.
Nuk pati ndonjë koment të menjëhershëm as nga zyra e kancelares Merkel dhe as ajo e ministrit Mass.
Sekretari Pompeo mori pjesë në një takim të Këshillit të Arktikut në Finlandë. Nuk është e qartë se ku do të udhëtojë ai më pas.
Departamenti i Shtetit tha se sekretari Pompeo “mezi pret që të jetë së shpejti në Berlin” për të mbajtur “serinë e rëndësishme të takimeve” që ishin planifikuar.
Sipas planeve fillestare, sekretari Pompeo pritej të diskutonte me kancelaren Merkel çështje “të interesit të përbashkët” si Ukraina, Rusia, Kina, Siria dhe Ballkani Perëndimorë.
.@statedeptspox on the @SecPompeo visit: “Unfortunately, we must reschedule the #Berlin meetings due to pressing issues. We look forward to rescheduling this important set of meetings. The Secretary looks forward to being in Berlin soon.”
— US-Botschaft Berlin (@usbotschaft) May 7, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.