×
  • Extra
  • Extra

    Ooops: Pasi e mposhti pa balotazh, Bulliqi ia lë Rudarit dorën “kaci”

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 11:56

    Kryetari i zgjedhur i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e re.


    Ushtruesi i deritanishëm i detyrës së kryetarit të Komunës, Nexhmi Rudari, ishte pranishëm në ceremoninë e pranim-dorëzimit, shkruan Reporteri.net.

    Pavarësisht fushatës elektorale e cila ishte e mbushur me akuza e kundërakuza ndaj njëri-tjetrit, dikur bashkëpartiakët e sot kundërshtarë, biseduan pak para dhe pas pranim-dorëzimit të detyrës.

    Ajo se çka ra në sy në përfundim të bisedës, pasi Rudari edhe i falënderoi mediet për përcjelljen e fushatës dhe të këtij momenti, ai e zgjati dorën që t’i flasë Bulliqit, por që ky i fundit refuzoi t’i flasë për dore, me pretekstin se tani i zoti i shtëpisë mysafirin e përcjellë deri tek dera.

    Natyrisht që gjatë përshëndetjes së fundit, të dy shtrënguan duart.

    Nga zgjedhjet e mbajtura më 29 nëntor, Shpejtim Bulliqi ka marrë 51.9% të votave, që ia mundësuan atij që të bëhet zyrtari i parë që nuk vjen nga LDK e të vendoset në zyrën e kryetarit të komunës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!