×
  • Extra
  • Extra

    Gruaja më e fuqishme e Evropës thotë se burri i saj merret me larjen e rrobave

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 8:27

    Mediet gjermane së fundi kanë shkruar për një intervistë te kancelares Angela Merkel, e cila ka zbuluar pak nga jeta e saj private.


    E njohur si një ndër politikanet që nuk ekspozon jetën private, duke qenë shumë e panjohur edhe për mediet, ajo në një intervistë është pyetur se çfarë lloji të lavatrices ka në shtëpi, ku ajo është përgjigjur shumë hapur, se nuk e di.

    “Të them të drejtën, burri im merret me atë çështje, ai merret me lavatricen”, është përgjigjur Merkel.

    Jeta e Angela Merkel dhe burrit të saj Joachim Sauer është e panjohur, pak detaje që dihen për kancelaren është se asaj i pëlqen supa me patate, madje thuhet se vet e gatuan atë lloj supe, dhe se patatet mbillen rregullisht në kopsht, thuhet në një artikull të Bild.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!