Kanë 41 vjet bashkë, dhe në katër dekada, Tracy Howell ndjek rregullisht një ritual: kafshon pak nga sandviçi që i jep bashkëshortit me vete në punë, Arsyeja është e adhurueshme dhe nuk ka asnjë lidhje me nepsin.
“Clifford dhe unë kemi gati 41 vite të martuar dhe unë ia bëj gati çdo ditë drekën me vete për në punë. Ndonjëherë gjej rastin të shkoj tek puna e tij e të drekojmë bashkë, por kur nuk jam me të e kam gjetur zgjidhjen”, thotë Tracy.
Pra, këtë e bën që i shoqi të mos ndihet i vetmuar teksa konsumon vaktin e tij. Në këtë mënyrë, duket sikur ata hanë bashkë cdo ditë. Më shumë se 23 mijë “like” ka marrë postimi i Tracy-it; gjesti i është dukur shumë përdoruesve të rrjeteve sociale i thjeshtë, por i ëmbël.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.