Mungesa e besimit te qeveria, “pabarazitë historike” dhe dezinformatat mbi vaksinën – përfshirë pretendimet e rreme se vaksina e koronavirusit nuk është hallall – mund ta pengojnë përhapjen e saj, ka thënë një doktor i famshëm.
Mes “gjërave të zakonshme që janë në shpirtin e njerëzve anti-vaksinë (anti-vaxxers)”, disa keq-informime po përhapen shpejt, veçanërisht edhe mes komuniteteve myslimane, ka paralajmëruar Salman Ëaqar, nga Asociacioni Mjekësor Britanik Islam (BIMA).
Programet e imunizimit kanë parë dalje të vogël mes myslimanëve, pjesërisht shkaku i gripit dhe vaksinave të fëmijërisë që nuk përmbajnë gjelatinë derri e të cilat s’ishin të qasshme në Angli dhe Uells deri këtë vit, shkruan Independent.
Dr. Ëaqar, i cili është edhe hulumtues akademik në Universitetin e Oksfordit, shtoi se keqkuptimet rreth vaksinës së Pfizer/BioNTech – e cila nuk përmban fare produkte kafshësh – është shkaktuar pjesërisht nga edhe nga komunikimi i dobët i trupave të shëndetit publik.
“Ne po paguajmë e çmimit për atë se tash njerëzit po thonë “Oh, vaksinat kanë gjelatinë”, apo po paguajmë çmimin e asaj se ata nuk kanë interes të na dëgjojnë më,” tha ai.
Prioritetizimi i njerëzve me sëmundje ekzistuese duhet të ofrojë vaksinim më të madh të komuniteteve minoritare etnike, dhe BIMA ka lëshuar një deklaratë që inkurajon individët në rrezik që të marrin vaksinën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.