×
  • Show Time
  • Show Time

    Barack Obama tregon si është të karantinohesh me vajzën dhe të dashurin e saj

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 20:36

    Barack Obama-s iu desh që një pjesë të mirë të karantinës ta kalonte me vajzat e tij Sasha, Malia dhe të dashurin e saj. Si është të karantinohesh me të dashurin e vajzës për ish-presidentin e Amerikës?


    “Eshtë një bekim sepse ka shumë kohë që gjërat adoleshenciale kanë ikur dhe kur papritur kthehen, është shumë bukur. Ndihesh shumë mirë kur sheh që ato duan dhe e shijojnë kohën që kalojnë me ty.”-u shpreh Obama gjatë intervistës së tij të fundit.

    “Si në të gjithë familjet, muajin e parë e kaluam duke luajtur video lojra çdo natë, bënim punime dore dhe pastaj dalëngadalë ato nisëntë mërziteshin me ne. Për pak kohë qëndroi me ne dhe i dashuri i Malia-s, falë të cilit mësuam ca lojra të reja.”

    Ç’mendim ka ish-presidenti për të dashurin e vajzës?

    Më të mirin të mundshëm!

    “Ai është anglez dhe një djalë i mrekullueshëm. Në fakt ngeci këtu për shkak të pamundësisë për të lëvizur dhe problemeve me vizën, prandaj ne u kujdesëm për të. Nuk do të doja ta pëlqeja, por është një fëmijë i mirë.”

    Pas përshkrimit tipik që do të bënte një pjesë e mirë e baballarëve për të dashurin e vajzës, Obama shtoi se zbuloi diçka nga ajo karantinë.

    “Djemtë e rinj hanë shumë! Eshtë e çuditshme t’i shohësh ata sesi e konsumojnë ushqimin!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!