Prokuroria Themelore në Gjilan, sot rreth orës 11, ka ndaluar të dyshuarin A.RR, për mashtrim dhe përfitim të një shume prej rreth 18 mijë eurove.
Sipas prokurorisë, i njëjti dyshohet se në vitin 2015 dhe 2016, në regjionin e Gjilanit dhe Kamenicës, gjersa ishte i punësuar në organizatën ndërkombëtare UNHCR zyra në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në vazhdimësi ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare.
Prokuroria pretendon se ai, duke e shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, si punëtor në këtë organizatë, ka kontaktuar me personat që kanë statusin ‘’Povratnika – të kthyerit’’, duke i siguruar se ka lidhje me organizatën dhe duke iu premtuar ndërtimin e shtëpive dhe ndarjen e makinave të ndryshme për bujqësi.
Gjithmonë sipas prokurorisë, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i dyshuari, nga të dëmtuarit R.S,D.S, M.K, ZH.XH, S.S. dhe S.M, ka përfituar shumën prej 17,800 euro.