×
  • Show Time
  • Show Time

    Blogerja shqiptare Ninna shtatzënë, rrëfen 3 abortet që ka përjetuar

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 12:06

    Blogerja shqiptare Ninna, ose siç realisht quhet Marigona ka rrëfyer në programin “Rudina” peripecitë e humbjes së 3 shtatzënive. Ninna ka treguar se i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale për një shtatzëni jashtë mitre, tregon se i humbi shpresat, derisa atëherë kur nuk e priste ndodhi mrekullia.


    “Një nga shtatzënitë ka qenë jashtë mitre, pra jo në vendin e duhur dhe u desh të kryej operacion. Pastaj kam pasur edhe dy aborte spontane. Shikoja miqtë përreth, që nuk i kishin ndodhur probleme të tilla dhe thosha: Përse mua?

    Ishte Besi, bashkëshorti im që më tha se duhej të flisja, të tregoja për problemin tim. Dhe në fakt kur fola kuptova që kishte shumë vajza të tjera që vuanin nga e njëjta gjë. Tani në pandemi nuk e kisha pritur fare, por erdhi dhe shkoi mirë”, tregon Ninna së cilës iu desh të kalonte edhe Covidin shtatzënë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!