Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN” është pyetur se cili është deputeti që e tërheq atë më shumë fizikisht.
Ajo ka vendosur të përgjigjet pa ngurrim duke përmendur emrin e Milaim Zekës, ani pse ky i fundit nuk është më deputet në Kuvendin e Kosovës.
Rikujtojmë se edhe Milaimi në një intervistë ka zgjedhur Duden si deputeten më të zonjën dhe më tërheqëse në parlamentin e Kosovës.
Duda Balje është ndër deputetet më të bukura të Kosovës, dhe për pamjen e saj shpeshherë bëhet temë e mediave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.