Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli ishte një nga të ftuarat e edicionit të fundit të “Shiko Kush LUAN”.


Në një nga lojërat e spektaklit, Blerta zbuloi shumë të pathëna rreth saj në lojën “Këmbët në …”, ku duhet të fusnin këmbët në gjëra të shpifura nëse refuzonin të jepnin përgjigje.

Një ndër pyetjet pikante ishte nëse Veseli kishte bërë gjoksin operacion plastik apo jo dhe përgjigja e “Miss Universe Kosova 2020” ishte shumë e sinqertë. Ajo u shpreh se “PO” e ka bërë operacion plastik dhe në këtë mënyrë ajo vërtetoi për here të pare lajmet që qarkullonin “lart e poshtë” për këtë gjë.

Reklamë

Kujtojmë se Blerta Veselin shumë shpejtë do ta shohim edhe në moderim, në një emision të ri televiziv, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini.