Ghetto Geasy dhe Majk natën e mbrëmshme kanë paralajmëruar projektin e tyre të ri muzikor.
Kënga e re me titull “Hajde te baba”, vjen sot (22 dhjetor) në ora 19:00.
Përmes rrjeteve sociale ata sollën pamje nga klipi i tyre muzikor më i ri “Hajde te baba”.
Si duket reperët po vlerësojnë këngën e tyre mjaft lart pasi Majk duke publikuar pamje nga klipi muzikor përshkroi njërën nga fotografitë, “Ademi dhe Hamza”, duke iu referuar kështu Adem dhe Hamëz Jasharit.
View this post on Instagram
Nuk ka detaje të reja rreth këngës por sipas përshkrimit të fotografisë po del se duhet të jetë një projekt mjaft i ‘rëndësishëm’.