Viti 2020 ka qenë një nga vitet më interesante në shekullin XXI.
Pandemia që ka ardhur në botë, ka bërë që shumë vende të izolohen dhe punët e mësimi të kryhen online, përmes platformës ZOOM, aplikacion ky tepër i shkarkuar, shkruan Syri Kosova.
Por, edhe argëtimi ka qenë me rëndësi në këtë periudhë, për këtë gjë u kujdes TIK-TOK-u, një aplikacion me miliona shkarkime e përdorimi.
Duke pasur kohën bosh, njerëzit kanë shkarkuar me të madhe edhe Whatsappin, app-in ku munden të bisedojnë pa para, mjafton të kesh internet.
Ndërsa, në Kosovë, ka qenë edhe një personazh, shumë i shkarkuar.
Fjala është për Agim Veliun. Agim Veliu dha dorëheqje nga Komuna e Podujevës, u bë Ministër i Punëve të Brendshme. Por, duke qenë se përkrahi idenë e presidentit Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ai u shkarkua nga Albin Kurti, kryeministër në atë kohë.
Por, nuk mjafton me kaq.
Tani që Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme votën e Etem Arifit dhe konstatoi se Qeveria Hoti nuk është legjitime, Agim Veliu i bie të jetë i shkarkuar përsëri, pasi, vendi po shkon në zgjedhje parlamentare.
Krejt kjo situatë, u bë në një meme si kjo poshtë.
