Gazetari kosovar, Valon Syla, është sulmuar fizikisht sot në Prishtinë, pas disa deklaratave që ai kishte bërë për mërgimtarët.


Shumë figura publike kanë dënuar sulmin ndaj gazetarit Syla, duke e cilësuar si të papranueshëm.

Mirëpo, aktori i njohur shqiptar Xhevdet Jashari, i cili dikur kishte një rol në serialin “O sa mirë”, po e cilëson këtë sulm si të drejtë.

Reklamë

Në një postim që bëri në rrjetin social Facebook, ai përdori fjalor fyes ndaj Valon Sylës ku e cilësoi gazetarin e njohur edhe si të pa cipë. /Reporteri.net