×
  • Extra
  • Extra

    “Marre”: Papa Françesku i pëlqen foton e një tjetër modeleje seksi

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 15:33

    Papa Françesku ‘çoi’ sërish Vatikanin në këmbë.


    Muaj më parë, bëri bujë në të gjitha mediet ndërkombëtare lajmi se Papa Françesku ka pëlqyer fotografinë e një modeleje, shkruan lajmi.net.

    Pëlqimi i fotografisë së modeles, e cila ishte shfaqur tejet provokuese në imazhin në fjalë, është diskutuar gjerë e gjatë.

    Madje, Vatikani kishte kërkuar sqarim nga Instagrami, ngase nuk dihej se nga kishte ardhur “like”, meqenëse dikush tjetër e menaxhon llogarinë e Papës.

    Por, e njëjta llogari ka “trazuar” sërish ujërat, kjo për faktin se tani është pëlqyer një fotografi e një modeleje tjetër.

    Margot Foxx është modelja që mori pëlqim nga llogaria e Papës, në foton tejet provokuese ku shihet e veshur me bodysuit.

    Kjo pasoj fotografinë e Natalia Garibottos, e cila kishte bërë bujë në rrjet, pas pëlqimit shumë të komentuar të Papa Françeskut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!