×
  • Extra
  • Extra

    Kjo është gruaja e parë shqiptare që punoi në administratë

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 22:31

    Leman Ypi-Leskoviku është gruaja e parë që punoi në administratën shqiptare.


    Sipas të dhënave historike, Leman Ypi-Leskoviku lindi në Turqi por ishte me origjinë nga Leskoviku i Kolonjës. Ajo është shkolluar në Liceun Francez të Selanikut dhe është diplomuar me medalje ari.

    E shoqja e Asllan Ypit, në vitet 1935- 1936 ka punuar si sekretare e kryeministrit Mehdi Frashëri.

    Daktilografiste e stenografiste shumë e mirë, Leman Leskoviku fliste disa gjuhë të huaja.

    Ndërkohë, bëhet me dije se fotoja është një ndër të vetmet që iu mor nga shtëpia ku ajo banonte, në kohën kur i shoqi, Asllan Ypi, iu arrestua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!