×
  • Show Time
  • Show Time

    Mentor Haziri shpallet “Artisti i vitit” nga qyteti i Ferizajt

    Reporteri
    25 Dhjetor 2020 | 8:25

    Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Mentor Haziri, është vlerësuar me çmimin “Artisti i vitit” në Komunën e Ferizajt.


    Përkatësisht, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga kjo komunë i ka dhuruar artistit Mentor Haziri, çmimin nga komisioni vlerësues si “Artisti i vitit”.

    Mentor është me prejardhje nga Ferizaj. Ai është lindur dhe rritur në këtë qytet dhe vazhdon të jetojë po në Ferizaj.

    Çmimi i është ndarë në nder të kontributit të tij artistik ndër vite, e posaçërisht këtë vit, në të cilin ishte mjaft aktiv në muzikë, përkundër pandemisë.

    I lumtur për vlerësimin që iu bë nga qyteti i tij, ai publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga momenti i pranimit të çmimit.

    “Artisti i vitit”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa pranoi urime të shumta nga ndjekësit në hapësirën për komente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!