Dyshja e njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar të mediave jo vetëm shqiptare, por edhe atyre turke. Ata ndajnë shpesh foto krah njëri-tjetrit, por nuk mungojnë as dedikimet romantike kjo edhe pa pasur ndonjë rast të veçantë.
Almeda ka realizuar së fundmi sfidën e fundvitit “Show me a picture of” duke na zbuluar momente që s’i kishim parë më herët. Kështu, ajo ka treguar foton e parë me Tolgahanin.
Kjo foto është realizuar më 14 shkurt 2015, ditën e të dashuruarve. Almeda shihet teksa i dhuron një puthje aktorit turk e sigurisht shumë dashuri përçohet nga kjo foto.
Ndërkohë ajo ka zbuluar edhe bisedat qe ajo ka bërë me partnerin e saj kur ajo mori vesh se ishte shtatzanë.
Ajo përmes fotos ka treguar se ai asokohe ishte jashtë Stambollit dhe lajmin e bukur iu është dashur të ja tregonte përmes fotos së ekos për të parë reagimin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.