Personat që kanë aplikuar filler në fytyrë mund të përjetojnë efekte anësore nga vaksina e koronavirusit të prodhuar nga Moderna. Lajmi është bërë me dije nga Komiteti Këshillues i FDA-së Amerikane. Sipas ekspertëve, tek këta persona vaksina mund të shkaktojë ënjtje dhe inflamacion.
Disa pjesëmarrës në testin e vaksinës të cilët kishin aplikuar filler/ mbushës në fytyrë kishin përjetuar efektet anësore. Një dermatologe nga Kalifornia e shpjegon këtë me reagimin imunologjik.
“Sistemi juaj imunitar që shkakton inflamacion ringjallet kur bëni një vaksinë, në fakt kështu duhet të funksionojë”, thotë doktoreshë Shirley Chi, e cila vuri në dukje se efektet anësore u trajtuan lehtësisht nga personeli mjekësor.
“Pra, ju do të shihni një përgjigje imune në zona të caktuara ku përbërësit e vaksinës detektojnë ndonjë substancë që nuk është një substancë që ndodh natyrshëm në trupin tuaj.”
Ata që përjetuan efektet anësore u trajtuan me steroide dhe anti-histaminë dhe fatmirësisht gjendja e tyre u përmirësua.
Vaksina Moderna mori miratimin nga FDA të premten.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.