“Përshëndetje, emri im është Malavolti Fiorenzo, jam 94 vjeç, vetëm në shtëpi, nuk më mungon asgjë, më duhet vetëm një person me të cilin të ngre një dolli për Krishtlindje. Nëse do të kishte një karabinier të lirë, 10 minuta ejani të më shihni sepse jam vetëm”.
Këtë thirrje telefonike ka bërë një i moshuar nga Alto Reno Terme mëngjesin e Krishtlindjeve, te operatori i Qendrës së Operacioneve Carabinieri në Vergato.
Menjëherë pas njoftimit, karabinierët e stacionit kanë shkuar në shtëpinë e 94-vjeçarit që po i priste. Sapo ka parë karabinierët, Fiorenzo është emocionuar dhe i mirëpriti në një dolli të ngrohtë për Krishtlindje.
Prania e dy karabinierëve, një bisedë, një dolli dhe një telefonatë që ata u bënë të afërmve të Fiorenzos për të ndarë momentet e gëzimit me ta, ndryshuan fatin e një dite të veçantë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.