Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Zonë e lirë”, në hyrje të puntatës së sotme ka thënë se në Shqipëri ka hyrë një drògë e quajtur “kòkaina pink”, që është ndryshe nga të tjerat. Në një bisedë me gazetarin Blendi Fevziu, ai ka theksuar se informacioni vjen nga një burim shumë serioz.
Arian Çani: Dua të pyes për një gjë e mora vesh tani. Një burim shumë serioz i emisionin “Zonë e Lirë”, unë nuk dua ta citoj për arsye profesionale më tha që ka pak muaj që në Shqipëri është futur një lloj kokaine totalisht ndryshe nga të tjerat, në Amerikë është shpikur në vitet 1970-të, por në Shqipëri ka ardhur tani. Është një informacion serioz, bëhet fjalë për “kokainën pink” dhe kilogrami kushton 350 mijë euro. Nuk e sheshin me gramë në tregun e zi se do kushtojnë më shumë, ose do blesh një kilogramë ose nuk do blesh fare. Më thonë që në Shqipëri e përdorin shumë pak njerëz.
Blendi Feviu: Po qe 350 mijë euro..
Arian Çani: Sepse thonë që nuk ka efekte që japin drògat e tjera, por ka dhe disa veti kuruese për disa organe si mëlçia , veshka etj.
Blendi Fevziu: Nuk kam asnjë ide, asnjë njohuri mbi drògat.
Arian Çani: As unë, as unë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.