Kida bëri zgjedhje mes këngëve të saj.
Kida është një ndër artistet më të suksesshme të estradës, që njihet për shumë hite, shkruan lajmi.net.
Së fundi, këngëtarja i është përgjigjur pyetjeve të fansave, të cilët ishin kureshtar të mësonin detaje rreth jetës private dhe profesionale të saj.
Njëri prej tyre e pyeti të zgjedh këngën e preferuar të saj, e ajo zgjodhi “Panorama/Pishman”, në duet me Mozzik.
Kënga në fjalë ka rezultuar shumë e suksesshme dhe ishte ndër këngët hit të verës.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Kida është “Drunk”, këngë e cila po pritet shumë mirë nga fansat.
