Reperi i njohur shqiptar, Fero, së fundmi publikoi projektin e tij më të ri muzikor me titull “Italy”.


E menjëherë të nesërmen pasi e publikoi, ai vendosi që këngën ta promovojë në një koncert në qytetin e Mitrovicës.

Ndonëse është e ndaluar të organizohen koncerte, pasi shteti ndodhet ende në një situatë jo të qëndrueshme pandemike, reperi e ka shmangur këtë fakt dhe ka vendosur ta mbajë atë.

Reklamë

Fillimisht, ai publikoi në InstaStory një video të shkurtër, përmes së cilës paralajmëronte koncertin që do të fillonte nga ora 16:30.

Tani, në rrjetet sociale kanë filluartë qarkullojnë imazhe nga koncert ilegal që po mbahet, ku mes tjerash shihet reperi teksa interpreton mes fansave.

 

View this post on Instagram

 

Reklamë

A post shared by HIP HOP OFFICIAL (@hipphopp_shqip)

 Aty shihen një grumbull i madh njerëzish të tubuar së bashku, e që është komplet kundër rregullave anti-covid, të cilat rekomandojnë mbajtjen e distancën prej së paku një metre mes personave.

Nga atmosfera e krijuar, duket se të gjithë të pranishmit e kanë shijuar ndjeën, me shpresën se nuk do të afektohen pas kësaj mbrëmje.