Një burrë që shkoi për të vizituar një shtëpi të pleqve në Belgjikë, ishte i infektuar me Covid-19, dhe si pasojë e pakujdesisë, 18 persona vdiqën.
Rreth 18 persona përfunduan të vdekur nga koronavirus pasi u infektuan nga Babagjyshi që vizitoi shtëpinë e pleqve në Belgjikë, shkruan “DailyMail”.
Babagjyshi me ndihmësit e tij, kanë infektuar 121 banorë të shtëpisë dhe 36 persona të stafit të përkujdesjes në shtëpinë e pleqve në Mol, Antëerp, më herët këtë muaj, transmeton lajmi.net.
Personi i veshur si babagjyshi është quajtur super-shpëndarësi, dhe është fajësuar për vdekjet në atë shtëpi.
Pesë nga pleqtë vdiqën gjatë krishtlindjeve dhe një tjetër është akoma duke u trajtuar me oksigjen.
Babagjyshi u sëmur dhe testoi pozitiv tre ditë pas vozitës, duke shtyrë zyrtarët e shëndetësisë të testojnë të gjithë banorët dhe stafin e shtëpisë që ata vizituan.
Majori i Mol, ëim Caeyers, ka thënë për mediat lokale se ata po presin 10 ditë shumë të vështira, de se personi që luajti babagjyshin është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë psikike.
Ai tha se organizatori ndihet shumë fajtorë për ndodhinë, pasi që ai nuk ishte i vetëdijshëm që ishte infektuar dhe se vdekjet e banorëve e kanë rënduar shumë emocionalisht.
Fotografitë shfaqin se shumica e banorëve nuk kishin vënë maska, dhe se babagjyshi me ndihmësit e tij ka qëndruar në distancë nga pleqtë.
Në fillim stafi i shtëpisë së kujdesit thanë se masat ishin respektuar, por pasi fotografitë u bënë publike, u kuptua se kjo nuk kishte qenë e vërtetë.