Punëtori më besnik në botë ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare, pasi punoi në të njëjtën firmë për plot 84 vite.
John Burns nisi punë në moshën 14-vjeçare te TC Young Wilson Terris, në Edinburg të Skocisë, dhe disa javë përpara se të vdiste tha se po mendonte të dilte në pension.
Edhe pse në moshë të madhe, ai ende dorëzonte dorazi dokumente ligjore në një gjykatë skoceze.
Burns ndërpreu punën vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku u dërgua nga forcat ajrore për të shërbyer si radio operator në Afrikë, ku dëgjonte nëndetëset gjermane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.