×
  • Show Time
  • Show Time

    Në mes të pandemisë, Kim Kardashian blen shtëpinë 3 milionë dollarëshe

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 15:47

    Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Kanye West kanë zgjeruar “listën” e tyre të pasurive të patundshme.


    Çifti shpenzoi afro 3 milionë dollarë në një shtëpi-fermë, në komunitetin Hidden Hills të Los Angeles.

    Prona e tyre më e re është e ndarë me shtëpinë kryesore në njërën anë të rrugës dhe një stall kuajsh në anën tjetër.

    Shtëpia me katër dhoma gjumi është një “shtëpi super e këndshme”, sipas prezantimit nga Marc dhe Rory Shevin, përfaqësues të agjencisë së pasurive të patundshme që u mor me marrëveshjen, por që nuk komentuan mbi pronarët e rinj.

    Shtëpia ka tavane të harkuar, vatra zjarri me dru, një suite të madhe, pishinë dhe një oborr me detaje spanjolle.

    Lista e pasurive të patundshme të çiftit nisi në vitin 2014 me blerjen e shtëpisë së tyre kryesore, e cila kushtoi 19.75 milionë dollarë dhe që ata e kanë riparuar në një stil minimalist.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!