×
  • Extra
  • Extra

    Shtëpia e mërgimtarit në Gjermani me flamurin kuq e zi

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 9:00

    Shqiptarët anembanë botës çdoherë e më shumë po dëshmojnë identitetin e tyre dhe po tregojnë vlerat kulturore dhe kombëtare, transmeton albinfo.ch.

    Një shtëpi në Gjermani ka marrë pamje tjetër, atë të flamurit kuq e zi, me shqiponjën dykrenare. Thuhet se kjo është shtëpia e mërgimtarit, atdhetarit dhe afaristit, Memetaki Halimi nga Cerrotica e Luginës së Preshevës.

    Është dizajnuar me ngjyrat kuq e zi dhe me simbolin kombëtar, flamurin e ka dizajnuar në dy anët ballore të shtëpisë me shqiponjën dykrenare. Ndërkohë që përballë shtëpisë valon flamuri kombëtar shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!