Shefkije Bunjaku është gjyshja më e njohur momentalisht në Instagram pasi realizon video nipin dhe nusen e tij.
Ajo ka thënë në T7 se nuk ka pritur kurrë që të bëhej kaq shumë e famshme.
“Nuk e kam prit kurrë, po ky nipi më ka qit me u ba e famshme”, ka thënë ajo.
E njëjta ka pasur kritika edhe për lidhjet e ditëve të sotme, duke thënë se më herët është dashur që të veprohet “ashtu si ka thënë burri”.
“Po kalojnë 1 vjet 2 po ndahen. Sipas meje kur t’ja nis me fol me ni shoqe duhet me i tregu, unë qeshtu i kam ligjet. Burrit tem u dashë qysh ka thanë ai”, ka thënë ajo.
Gjyshja nga Gjermania është pyetur nga moderatori dhe gazetarja për fatin e jetës.
Ajo u ka premtuar se do të interesohet për t’ua gjetur fatin duke ju treguar nëse më mirë është të martohen në Kosovë apo jashtë vendit.
“Me ta thanë një fjalë, apet Kosovë apet ma mirë, se e ki vendin tanë, gjuhën tande. Ma pushim ki atje se këtu, këtu kurrë nuk duhesh me u ndalë”
“Vec mos gjetsha hic se mat mirën e botës kam me jau gjetë”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.