Mbrëmjen e së shtunës në një park të Zagrebit është sulmuar një burrë nga komuniteti LGBT.
Ngjarja ka ndodhur në Parkun Maksimir të Zagrebit në orët e mbrëmjes.
Mediat kroate shkruajnë se dy të dyshuar pas një grindje verbale me viktimën ata e sulmuan atë edhe me një mjet ndezës, transmeton Reporteri.net.
Viktima pësoi lëndime të rënda dhe djegie të shkallës së dytë në fytyrë, qafë dhe në të dy duart.
Atij iu ofrua ndihmë mjekësore në Klinikën e Traumatologjisë.
Sipas mediave kroate, policia po heton intensivisht këtë ngjarje, e cila, sipas informacionit të disponueshëm deri më tani, mund të ketë karakteristikat e një sulmi homofobik.
Policia ende nuk ka arritur të arrestojë të dyshuarit e sulmit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.