×
  • Show Time
  • Show Time

    Kështu e përshkruan vitin 2020 seriali ‘La Casa de Papel’

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 17:31

    Seriali i njohur ‘La Casa de Papel’, ka publikuar një video përmbledhje të vitit 2020.


    Përmes disa skenave të personazhit ‘Arturo’ të cilin e luan aktori Enrique Arce, produksioni i serialit ka përshkruar gjithë vitin 2020, shkruan Reporteri.net.

    “Urime festat të gjithëve, përpos këtij (Arturos)” është përshkruar video e publikuar në faqen zyrtare të LCDP në Facebook.

    Videoja shfaq nga një skenë për secilin nga muajt e vitit, duke e lidhur me ngjarjet që karakterizuan vitin që po lëmë pas.

    Ndryshe, deri më tani, gjithçka që është konfirmuar në lidhje me sezonin e pestë është mënyra se si dy aktorë të rinj do të bashkohen në shfaqje – Miguel Ángel Silvestre dhe Patrick Criado.

    Krijuesi i serialit, Alex Pina i tha Netflix se kanë kaluar gati një vit duke menduar se si ta shkatërrojmë bandën.

    “Si ta vendosim Profesorin në litarë. Si të futemi në situata që janë të pakthyeshme për shumë personazhe. Rezultati është sezoni i pestë i La Casa de Papel. Lufta arrin nivelet e saj më ekstreme dhe të egra, por është gjithashtu sezoni më epik dhe emocionues.”, ka thënë ai.

    Për më shumë ndiqni videon:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!