Ryan Kaji është zyrtarisht youtuber-i më i paguar i vitit 2020 me kanalin e tij “Ryan’s World” (Bota e Ryan).
9-vjeçari ka fituar mbi 24 milionë euro gjatë këtij viti dhe rreth 163.5 milionë euro nga marka e tij me lodra dhe veshje.
Ryan Kaji mban titullin si personi më i paguar nga YouTube për të tretin vit radhazi.
Këtë vit ai nënshkroi dhe një marrëveshje “disa miliona-dollarëshe” me Nickelodeon, por për të cilën nuk dihet ende shumë.
Kaji, i cili tashmë njihet si “influencues fëmijësh”, filloi të bënte video në mars të 2015-ës, pasi pa kanale të tjera të ngjashme dhe pyeti nënën e tij: “Pse nuk jam dhe unë në YouTube, kur gjithë fëmijët e tjerë janë?”
Videoja e më njohur e tij, “Huge Eggs Surprise Toys Challenge”, ka më shumë se 2 miliardë shikime, duke e bërë atë një nga 60 videot më të shikuara ndonjëherë në platformë.
Familja e tij, e cila ndryshoi mbiemrin e saj të vërtetë nga “Guan”, në “Kaji”, tani drejton nëntë kanale në YouTube.
Ryan’s World është më i popullarizuari me 41.7 milionë abonues dhe 12,2 miliardë shikime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.