×
  • Extra
  • Extra

    Njihuni me burrin që ka 27 gra e 145 fëmijë

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 9:03

    Poligamisti më i madh i Kanadasë, i cili ka 27 gra dhe 145 fëmijë, ka deklaruar se nuk është dakord me legalizimin e poligamisë, pasi ajo mund të çojë në shfrytëzimin e grave.


    Mediat shkruajnë se 59-vjeçari Winston Blackmore, po ndiqet nga Qeveria kanadeze për poligaminë dhe ndaj tij pritet të ngrihet kjo akuzë për të tretën herë.

    59-vjeçari, siç transmeton oranews, ka qenë më parë peshkop i një kishe dhe mbështetet nga një grup njerëzish që besojnë te martesa me shumë gra.

    Por vetë Blakmor thotë se legalizimi i këtyre lloj martesave do të bënte që gratë të shfrytëzoheshin.

    Winston Blackmore është arrestuar për poligami në vitin 2007, por më vonë akuzat ndaj tij u tërhoqën.

    Blakmor u akuzua sërish për poligami në vitin 2014, por ende nuk është caktuar një datë se kur ai duhet të dalë para gjykatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!