Duket se pak i kanë bërë përshtypje Loredana Zefit, akuzat për mashtrim dhe vjedhje të rreth 900 mijë frangave, për cka u bë top-temë këto ditë.
Ajo, pasi u deklarua për media në Hotel Emerald sot në mesditë, ka dalur në fshatin Bresnje të Fushë Kosovës për të xhiruar spot, shkruan Reporteri.net.
Në pamjet që ka siguruar Reporteri.net ajo shihet teksa xhiron një spot me motive lufte, ku janë disa modele të veshura si ushtare.
Por, cka bie në sy, është se dhjetra fëmijë i shkojnë pas reperes Loredana, duke ia shprehur admirimin që këtyre ditëve i ka munguar.
Sidoqoftë, sot gjatë ditës reperja me prejardhje nga Kosova u akuzua se bashkë me vëllain mashtruan një cift zviceran, prej të cilëve fituan qindra mijëra euro.
Sidoqoftë, reperja e ka pranuar se kishte marrë para nga çifti zviceran por, sipas saj, ato ishin marrë me vullnet të plotë.
“Për mua çka është me rëndësi me ditë ju shteti shqiptar, gjerman e i Zvicrës, është se prej asnjë personi nuk janë marrë paret me dhunë, mashtrime dhe kërcënim. Këto para, shumën nuk e di janë marrë me vullnet të plotë”, është shprehur ajo.
Ndryshe, pas fjalëve të Loredanës ka reaguar gruaja që e ka raportuar atë, duke e mohuar se paratë i kishte dhënë me dëshirë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.