Konferenca për shtyp e Loredanës pas akuzës së rëndë për zhvatjen e 900 mijë frangave zvicerane, duket se nuk e ndihmoi imazhin publik të reperes.
Pasi, modelja Oriola Marashi shprehu mbështetjen ndaj Loredanës, e cila aktualisht po përjeton një gjyq përpara drejtësisë dhe publikut, për akuzën se ka zhvatur 900 mijë franga nga një çift zviceran.
Oriola Marashi nuk është i vetmi personazh publik që shprehu mbështetje për të.
Por, radhës së njerëzve të njohur që mbështesin Loredanën, i shtohet edhe Sellma Kasumoviq. Grimierja nuk bëri një postim si modelja, por vendosi të shprehë përkrahjen ndaj Loredanës duke komentuar në foton më të fundit të saj në Instagram.
Përveç Sellmës dhe Oriolës, një tjetër personazh publik që e përkrah Loredanën është këngëtari dhe deputeti Labinot Tahiri, i cili e shprehu mbështetjen dje përmes një postimi në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.