Këngëtarja shqiptare, Rita Ora përmes një postimi në Instagram ka lajmëruar se që nga sot është ambasadore e organizatës humanitare “Unicef”.
“Unë kam nderin për të ju treguar që jam emëruar ambasadore në ‘Unicef UK’.”, tha fillimisht Rita.
Sipas Ritës, udhëtimi i saj i fundit në Kosovë e lejoi atë ta shoh punën e mrekullueshme të “Unicef”.
“Udhëtimi im i fundit në Kosovë më lejoi të shoh punët e mrekullueshme të ‘Unicef’ në vendin tim të parë dhe unë jam më e vendosur se kurrë për të shfrytëzuar për të mbështetur, për të bërë fushatë dhe për të mbrojtur.”, tha Rita.
Nga jeta profesionale, Rita Ora po vazhdon të ketë suksese të mëdha. Së fundmi lansoi këngën “Carry On” në bashkëpunim me Kygon që u pritë shumë mirë nga publiku.