Të gjithë e njihni Tarzanin. Ai ishte një hero imagjinar, i lindur nga pena e shkrimtarit amerikan Edgar Lee Burroughs. E besoni ose jo, edhe Kosova e ka një Tarzan. Të paktën, kështu e thërrasin të gjithë Ramiz Ramadanin, i cili vjen nga fshati Smirë i Vitisë.
“Tarzani i Kosovës” ka aq besim në vete, sa është i sigurt se nëse do të garonte për librin e rekordeve Ginis, do t’i fitonte disa prej tyre.
54-vjeçi thotë se vendin e parë në Librin Ginis, do ta fitonte duke thyer arra me kokë.
Çudirat nuk përfundojnë këtu. Ai vazhdimisht thotë se nuk ndjen dhimbje dhe këtë u mundua ta vërtetojë, duke u goditur me rrip. Edhe për këtë, ai synon rekordin.
Por, përveç rekordeve që i synon, ai ka një porosi edhe për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin të cilën e dha në emisionin Gjesi në T7.
Ai kërkon nga ta që të punojnë sa më drejt për të mirën e popullit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.