Ish-ministri britanik i mbrojtjes, Gavin Williamson, tha se bisedimet e kryeministres Theresa May me Partinë Laburiste për Brexitin janë një gabim i rëndë.
Zonja May po shpreson të arrijë një konsensus me partinë opozitare për marrëveshjen e saj lidhur me largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian pasi miratimi i saj dështoi tri herë rresht në kuvend.
Sidoqoftë, Williamson, i cili ishte shkarkuar për shkak të publikimit të të dhënave lidhur me kompaninë “Huawei”, tha se këto bisedime janë të paracaktuara të dështojnë. Ai shtoi se interesi i vetëm i liderit të opozitës, Jeremy Corbyn, janë zgjedhjet e përgjithshme.
“Edhe nëse laburistët bëjnë marrëveshje, e ndajnë bukën me kryeministren dhe thonë se të dyja partitë janë pajtuar për këtë, e tërë kjo mund të përfundojë në lotë. Partia Laburiste nuk ekziston për ta ndihmuar Partinë Konservatore”, tha ai, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Ish-ministri tha se Corbyn do të bëjë gjithçka që mundet për t’i përçarë, penguar dhe nervozuar konservatorët me shpresë për ta rrëzuar qeverinë.
Britania e Madhe është dashur të largohej nga Bashkimi Evropian më 29 mars të këtij, por ky afat është shtyrë deri më 31 tetor pasi parlamenti dështoi ta arrinte një marrëveshje për këtë proces.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.