Një person i armatosur ka djegur një kishë gjatë meshës duke lënë të vrarë gjashtë persona, duke përfshirë edhe priftin e kishës, në Burkina Faso, thuhet në njoftim të policisë.
Sulmi i këtij mëngjesi ndodhi në qytetin verior, Dablo, thuhet nga burime të siguruara të BBC, transmeton Gazeta Express.
“Persona të armatosur kanë djegur kishën katolike… ata filluan së pari duke gjuajtur me armë drejtë kishës, ndërkohë që besimtarët po mundoheshin të iknin, ata ia vunë flakën kishës” tha kryetari i qytetit, për agjencinë AFP.
Ky sulm është sulmi i tretë në kishat e Burkina Fasos, në pesë javët e fundit.
Njëri nga të vdekurit është edhe prifti i kishës, i cili nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
“Sulmuesit gjithashtu ia vunë flakën edhe një qendre mjekësore”, ka deklaruar një zyrtarë i qeverisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.