Kemi dëgjuar histori të ndryshme të jetës së shumë njerëzve. Po rrëfimi i Mevlinde Hasanit është tejet i dhimbshëm.


63-vjeçarja nga fshati Talinoc i Jerlinve të Ferizajit, është e diagnostifikuar me kancer, sëmundje kjo me të cilën po përballet tash e sa vjet.

Në një rrëfim për emisionin #Gjesi në T7, në mes lotësh tregon se se si dikur ishte e lumtur kur shtëpinë e kishte të mbushur me fëmijë, por pikëllimi i erdhi kur secili prej tyre ndërroi jetë.

Reklamë

Më pas, pas një sëmundjeje të gjatë, vdiq edhe burri i saj, i cili e la atë me djalin e vetëm, që sot është 32 vjeç.