×
  • Extra
  • Extra

    Pas shpinës së saj po bëhej një grusht shteti, instruktorja e fitnesit vijon stërvitjen e pashqetësuar

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 16:46

    Videoja e një instruktoreje fitnesi që bënte ushtrime aerobie ndërsa pas krahëve të saj ushtria e Mjanmarit po ekzekutonte një grusht shteti u bë shpejt virale.


    Ndërkohë, që ajo kryente ushtrimet, mjetet ushtarake po kalonin pas saj për të shkuar drejt kryeqytetit, por vajza dukej e pashqetësuar.

    Komentet dhe reagimet në rrjetet sociale ishin të shumta. Disa akuzuan se video ishte false, pasi hija e saj dukej përgjysmë, por dikush u përgjigj se aty kishte shkallë. Kjo u vërtetua edhe nga “urithët” e internetit, të cilët gjetën që seanca e fitnesit po mbahej në këtë rrethrrotullim.

    Shumë shpejt, u identifikua edhe autorja e videos, Khing Hain Wai. Instruktorja e edukimit fizik kishte muaj që postonte video nga ajo pikë. Ajo reagoi në Facebook për videon, duke thënë: “Nuk doja të tallja askënd, thjesht po kërceja për një garë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!