Përkrahësit e kreut të VV-së, Albin Kurti së fundmi përkrahjen për të po e shfaqin edhe përmes fotografive të ndryshme që po i vendosin nëpër vetura.
Por, një qytetar ka shkuar një hap më larg, shkruan Reporteri.net.
Ai ka lëvizur nëpër Prishtinë me një veturë përmbi së cilës shihet një luan, gjersa nën të shkruan “Vetëvendosje”.
Kjo veturë është parë duke qarkulluar sot nëpër rrugët e Prishtinës dhe është fotografuar nga qytetarët të cilët kanë dërguar foto në adresë të Reporteri.net.
Kujtojmë se fushata zgjedhore ka nisur sot dhe do të përfundojë më 12 shkurt, kurse qytetarëve do t’iu drejtohen kutive të votimit më 14 shkurt.
Në garë për kryeministër janë katër kandidatë: Albin Kurti nga Vetëvendosje, Avdullah Hoti nga LDK, Enver Hoxhaj nga PDK, Fatmir Limaj nga NISMA.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka kandidat për kryeministër, por kreu i saj Ramush Haradinaj është kandidat për president. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.